De Laurentiis zbulon destinacionin e ardhshëm të Icardi dhe çmendet pas James: “Kolumbiani vjen pas Ronaldo e Messi”

Napoli kërkon një qendërsulmues e konfirmimi mbërrin direkt nga Aurelio De Laurentiis që, ndërkohë, fshin menjëherë dy hipotezat e para: “Icardi është shumë i fortë, konsiderata për të është e padiskutueshme, por dëshiron të shkojë te Juventus. E sidoqoftë, si ka thënë Ancelotti, unë mbaj fort Insigne. Rodrigo na ka thënë se preferon të qendrojë në Spanjë e ne e respektojmë”.

Presidenti napoletan ka vetëm fjalë mjalti për James Rodriguez: “Mediatikisht vjen pas vetëm Cristiano Ronaldo e Messi, Real Madrid ka pretendime të tepruara”.

AdL, në intervistën e dhënë për Corriere dello Sport, tregon linjat e merkatos së Napoli duke nisur nga dëshira e madhe, James Rodriguez: “I pëlqen shumë Ancelotti, dëshiron të vijë këtu, por në Madrid kanë pretendime të tepruara. Mbetemi në pritje të kërkesave më të arsyeshme”.