De Gea shpëton Manchester Unitedin – spanjolli bëri tetë pritje të mëdha

Sevilla dhe Manchester United luajtën në kuadër të 1/16-tës së finalës së Champions Ligës. Nuk pati gola.

Andaluzianët luajtën shumë më mirë se anglezët. Njeriu që i mohoi fitorën Sevillës ishte David De Gea. Portieri spanjoll bëri gjithsej tetë pritje në drejtim të portës së tij. Ndërsa portieri i Sevillës nuk pati pothuajse punë aspak, pasi që priti vetëm një goditje që shkoi drejt portës së tij nga lojtarët e Manchesterit.

25 goditje bënë lojtarët e Sevillës, derisa Manchester United arriti të godasë vetëm 6 herë, edhe atë 5 herë jashtë portës të Sergio Ricos.