De Biasi: Kafshët e Serbisë ishin pa kontroll

Gianni De Biasi është një nga protagonistët e Kombëtares tonë në fushë dhe jashtë saj. Trajnerit të Kuqezinjve i është dashur sot të tregojë atë që ndodhi në atë ditë të vështirë në Beograd. De Biasi ka rrëfyer në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë klimën që sundonte në stadiumin ku ndodheshin më shumë se 30 mijë tifozë serbë.

“Dëshmova për atë që ndodhi në fushë dhe jashtë saj. Nëse në një kopësht zooligjik lëshojmë nga kafazi luanin duhet të ikim me vrap të shpëtojmë. Ashtu ndodhi dhe me ne. Nuk ktheheshim dot në fushë se ishin hapur dyert e kafazit. Na goditën jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht, që për mua është goditja më e rëndë. Unë kisha vetëm një synim, të ktheja djemtë e mi shëndoshë e mirë në shtëpi. Mua dhe askujt nuk iu kërkua nga askush që ktheheshim në lojë. Nëse duhet të ktheheshim në fushë për të rerzikuar jetën, ndoshta do ta bënim po të duhej.” – tha De Biasi për Sportal.al.

Pritet që në ditët në vijim të merret një vendim për këtë ndeshje që nuk ka përfunduar ende. Të gjithë shqiptarët urojnë që të ketë drejtësi dhe Kombëtarja të marrë 3 pikët, që nuk i humbi në fushë, por në komisionet e UEFA-s.

“Nuk di të them se çfarë vendimi do të marrin, por uroj që të në japin 3 pikët që të ndihemi më të fortë në rrugën që kemi ndërmarrë që të mbërrijmë aty ku duam të gjithë” – ka përfunduar Gianni De Biasi.