Daku i përgjigjet pytjeve negative “ja pse kalova në Shqipëri”

Sulmuesi i Kosovës U21, Mirlind Daku është huazuar për 1 vit te skuadra shqiptare, Kukësi, nga Osijeku i Kroacisë.

Tashmë pas prezantimit, Daku është përballur me shumë komente ‘negative’.

Në një intervistë për ‘shqiperia.ch’, sulmuesi gjilanas ka zbuluar se përse zgjodhi Kukësin.

“Shpresoj që të kap formën time më të mirë dhe të ndihmojë ekipin me objektivat. Nuk i dëgjoj fjalët e njerëzve të tipit: “Përse u ktheve, nuk arrite të bësh gjë dot andej”. Do fokusohem te Kukësi që të luaj ashtu si di më mirë. Pastaj do të kërkoj edhe ekipe më të mëdha Europiane.

Sigurisht e pres edhe ftesën nga Shaland nëse kam statistika të mirë. Do mundohem për më të mirën dhe nuk jam penduar aspak sa i përket vendimit për t’iu bashkuar Kukësit. Nga këtu kanë dalë shumë lojtarë në Europë. Unë fillimisht shoh objektivat e klubit, pastaj normalisht ka kohë për të menduar edhe për transferimet e tjera që do i kënaqte edhe të gjithë ata që e kritikuan lëvizjen që bëra në këtë moment”, ka thënë Mirlind Daku.