Cuadrado tregon çfarë duhet të bëjë Juventusi në “Camp Nou”

Juan Cuadrado pret ndeshje të vështirë të mërkurën mbrëma në “Camp Nou”. Ai thotë se duhet të mbrohen mirë dhe të mos iu lënë shumë hapësira kundërshtarëve.
Anësori i Juventusit, Juan Cuadrado, e ka pranuar se do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Barcelonës të mërkurën në “Camp Nou”.

Pavarësisht fitores prej 3:0 në ndeshjen e parë, Cuadrado është i vetëdijshëm se Barcelona do të japë gjithçka në “Camp Nou” për të përmbysur rezultatin si ndaj PSG-së.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Ne i dimë cilësitë e tyre, janë kampionë dhe do të tentojnë të përmbysin gjithçka. Por, ne shkojmë atje të bëjmë lojën tonë dhe të luajmë si ekip. Nuk duhet t’iu lejojmë shumë hapësira”, deklaroi Cuadrado. /Express/