Coutinho thyen heshtjen: Doja të shkoja në Barcelonë

Një nga lojtarët më të përfolur të afatit kalimtar veror, Philippe Coutinho, ka bërë të ditur edhe një herë dëshirën për t’u transferuar në ‘Camp Nou’.

Barça ishte shumë e interesuar për shërbimet e yllit të Liverpool-it, por anglezët i refuzuan katër oferta të ‘Blaugranëve’, duke mos pranuar shitjen e brazilianit gjatë këtij viti, shkruan KosovaPress.

“Është një nder i madh të pranosh ofertë nga Barcelona, dhe unë isha shumë i interesuar për të luajtur atje. Por kjo nuk ndodhi, tani jam në Liverpool, dhe do jap gjithçka për ekipin”, është shprehur Coutinho.

Coutinho është rikthyer në formacionin e Liverpool në ndeshjen ndaj Burnley, të shtunën, që për brazilianin, ishte ndeshja e parë e sezonit në fanelën e ‘Të Kuqve’.