Conte paralajmëron Milanin: Dua gjithmonë fitoren

Trajneri i Inter, Antonio Conte, ka dhënë disa komente para duelit me Milan.

Derbi i qytetit të Milanos do të zhvillohet nesër, duke marrë gjithë vëmendjen e kampionatit italian.

Para këtij dueli, trajneri i Inter ka bërë të qartë se ka vetëm një gjë në mendje, fitoren.

“Secila fitore sjell entuziazëm dhe pozitivitet nëse arrihet në mënyrën e duhur” ka thënë fillimisht Conte.

“Duke qenë kështu, unë gjithmonë dua fitoren” ka bërë të ditur trajneri i Inter.

Conte dhe skuadra e tij morën shumë kritika pas barazimit në Ligën e Kampionëve, kundër Slavia.