Çka e kënaqi Arbnor Morinën?

Tajneri i Besës, Arbnor Morina, është ndarë i kënaqur me skuadrën e tij, por edhe me efikasitetin, pasi mposhtën Ferizajn me rezultat 3:0.

“Pjesa e parë ishte e vështirë dhe Ferizaj u tregua se nuk është ‘kafshatë’ e lehtë. Iniciativa e jonë e solli edhe rezultatin, pasi kishim raste dhe i konkretizuam. Rezultati në përfundim më kënaq edhe për goldallimin, por ajo që më kënaq është edhe disiplina në skuadër. Një rezultat i tillë na dha mundësinë që t’i fusim edhe djemtë e rinj në lojë që e arsyetuan vetën”, pohoi Morina për ‘Super Sport Kosova’.

Morina iu dha rastin disa lojtarëve të rinj, ndërsa ai u nda i kënaqur me ta.

“Cacaj, Qorraj, Kastarti, Rexhaj kanë luajtur nga fillimi. Pastaj u futën edhe Sheqerolli dhe Hysenaj. Djemtë e rinj kanë luajtur mirë, por duhet të vazhdojmë kështu, pa i ngarkuar”, deklaroi Arbnor Morina.