“City nuk ka shanse ta blejë Messin”

Klubi anglez duket i dorëzuar për ta blerë yllin e Barcelonës.

Ndonëse është një prej klubeve më të fuqishme financiarisht, Manchester City ka dhe nuk kursen miliona euro për blerjen e një lojtari të vetëm, drejtori sportiv i klubit, Ferran Soriano, ka insistuar se transferimi i yllit të Barcelonës, Lionel Messit, as që vjen në konsideratë.

Soriano ishte zëvendës president financiar i Barcelonës nga viti 2003 deri më 2008 dhe e njeh Messin shumë mirë, transmeton KosovaPress.

Sipas tij argjentinasi është shumë i lumtur në Barcelonë dhe i pëlqen jeta në këtë qytet. “S’kemi asnjë shans për ta blerë Messin”, ka thënë ai.

“I njoh mirë si atë ashtu edhe familjen e tij dhe e di se janë shumë mirë në Barcelonë, i cili është vendi ku ai duhet të jetë”.

“Ne kemi rrugëtimin tonë dhe duhet të vazhdojmë kështu edhe pse do të donim ta kishim në skuadër, pasi ai është më i miri në historinë e futbollit. Messi ka ndryshuar çdo gjë, është gjeni”, përfundoi Soriano.