City largon lojtarin e katërt brenda ditës, u shit për 30 milionë euro (Foto)

Sulmuesi i Manchester Cityt, Kelechi Iheanacho është duke kryer testet mjekësore në Leicester City
Manchester City dhe Leicester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit, Kelechi Iheanacho.

Lojtari është duke kaluar testet mjekësore në Leicester dhe më pas do të zyrtarizohet edhe ky transferim.

City nga kjo shitje do të përfitojë 30 milionë euro.