Chievo flet në lidhje me Alban Hoxhën

E ardhmja e gardianit të portës së Partizanit, Alban Hoxha me sa duket nuk do të jetë skuadra e Kievos siç ishte përfolur kohë më pare, por ky fakt nuk përjashton mundësinë që Hoxha të largohet nga Shqipëria për të luajtur jashtë me një skuadër tjetër. Lajmi I fundit mbi të ardhmen e Portierit është se skuadra italiane e Kievos që ishte përfolur më parë se do të transferonte Hoxhën në një proncim zyrtar ka thënë nuk është e interesuar për portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Të paktën kështu thotë drejtori sportiv i klubit veronez Luca Nember, i cili në një prononcim për “Sport Ekspres” e ka mohuar faktin që Kievo po e kërkon ndonjë futbollist shqiptar, shkruan golalb.

“Nuk mund të them asgjë për Hoxhën sepse aty nuk ka asgjë të vërtetë. Klubi i Kievos tani për tani nuk po e kërkon asnjë futbollist shqiptar. Armando Vajushi? Është një investim i rëndësishëm i klubit, pasi që bëhet fjalë për një futbollist shumë perspektiv”, është shprehur Luca  Nember.