Chiellini për Guardiolën: I ka shkatërruar mbrojtësit italianë

Mbrojtësi italian ka lavdëruar trajnerin që aktualisht drejt Manchester Cityn.

Giorgio Chiellini tregon se çfarë ndikimi ka pasur Pep Guardiola në futboll dhe se është ndër të paktët trajner që zhvillon një filozofi sulmuese të futbollit.

Sipas mbrojtësit të Juventusit, Pep me taktikat e tij ka shkatërruar edhe mbrojtësit më të mirë italianë, që nuk kanë pasur zgjidhje për lojën që aplikon trajneri i Manchester Cityt.

“Pep i ka shkatërruar mbrojtësit italianë. Është një trajner fantastik, me një mentalitet super”, ka thënë Chiellini.

“Trajnerët italianë janë munduar ta kopjojnë pa i pasur një njëjtat njohuri, por kanë dështuar keq”, ka thënë mbrojtësi i kombëtares italiane.

Chiellini gjithashtu ka treguar se do ta ketë të vështirë ta përcjellë Kupën e Botës nga televizori, pasi Italia ka dështuar të kualifikohet.