Chiellini: Ja si neutralizohet Higuain

Milan është duke vuajtur dhe raportohet se Higuain është pranë largimit te Chelsea gjatë merkatos së janarit.
Giorgio Chiellini është në kërkim të revanshit ndaj Milanit në Superkupën e Italisë dhe gjithashtu e di si neutralizohet Higuain.

Ndeshja luhet ditën e mërkurë në orën 17:30 në Jeddah.

Megjithëse Juve ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Milan në të gjithë kompeticionet, bardhezinjtë humbën me penallti në Superkupën e dhjetorit të 2016 që u zhvillua në Doha.

“Ky takim mbërrin në mes të sezonit, kështu që është ndryshe nga gushti, por mbetet një kompeticion i rëndësishëm.

“Duam të ndryshojmë trendin e Superkupave të humbura në vitet e fundit dhe kjo është mundësia ideale. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por objektivi është ta nisim vitin e ri me një trofe.”

Milan është duke vuajtur dhe raportohet se Higuain është pranë largimit te Chelsea gjatë merkatos së janarit.

“Gonzalo është një lojtar dhe sulmues i madh, sepse ai ndihmon ekipin në fazën e ndërtimit të aksioneve dhe është vrasës përpara portës. Pres një Gonzalo të motivuar, pasi sfidat e motivojnë.

“Nëse fillon të krijojë mundësi goli do të jetë shumë e vështirë të ndalet. Nëse arrijmë ta izolojmë sa më shumë dhe ta mbajmë sa më larg topit, është më mirë për ne.

“Cutrone ka më tepër energji dhe duhet të kujdesemi për të kur vijnë krose brenda zonës. Jemi të përgatitur për të dy, edhe nëse luajnë së bashku.”