Chiellini injoron Ronaldon!

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka injoruar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

I pyetur nga mediat italiane për përballjen me portugezin, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ai tha: “Nuk po mendoj për Ronaldon. Jam duke menduar për Torinon”, tha ai për ‘Sky’, transmeton Gazeta Tribuna.

“Sidoqoftë, përballja me Realin do të jenë e madhe. E dija se do të kemi një kundërshtar të fortë, ne nuk jemi favorit, por nuk ia kemi as frikën”, shtoi ai. (Gazeta Tribuna)