Chicago shkatërron Milwaukeen

Chicago Bulls largon hijet e dyshimit duke i dhënë një shuplakë të fortë Milwaukee Bucks në takimin e gjashtë për të mbyllur përfundimisht llogaritë me suksesin e katërt të serisë play off. 120-66 i mbylli 6 periodat ekipi nga Ilinois që regjistroi pothuajse dyfishin e pikëve të skuadrës mike, duke regjistruar edhe rekordin më të thellë të kësaj skuadre në historinë e play-off.

Ishte Pau Gasol ai që mori në dorë frenat e takimit duke e çuar Chicagon në 8 pikë avantazh, ndërsa Jimmy Butler dhe Derrick Rose u treguan të papërmbajtshëm poshtë koshit duke e mbyllur periodën e parë me rezultatin 41-18.Ersan Ilyasova ishte lojtari më aktiv për Milwaukee, por koshat e tij nuk i shërbyen skuadrës nga Wisconsin për të evituar disfatën pasi gjatë pjesës së dytë doli në skenë Joakim Noah, i cili vulosi fatin e takimit duke i fiksuar shifrat përfundimtare në 4-2. Kjo ishte performanca e dytë më e dobët e Milwaukee në një ndeshje play-off që prej vitit 1970. Në fazën tjetër, Chicago Bulls do të përplasë brirët me Cleveland Cavaliers.

Por nëse në Ilinois mbremja nuk dhuroi spektakël, në Teksas, Los Angeles Clippers dhuroi spektakël në ndeshjen e 6 me San Antonion për të fituar 102-96 duke vendosur barazpeshën në 3-3. Marco Belinelli shënoi një 3 pikësh në sekondat e fundit për ta ngushtuar disavantazhin e San Antonios në -3, por vendasit gabuan pak sekonda më vonë me Kawhi Leonard dhe Chris Paul përfitoi duke shënjestruar saktësisht koshin që i dhuroi suksesin ekipit kalifornian që shkon drejt ndeshjes së shtatë me bindjen se mund të sigurojë një biletë për më tej pasi takimi do të luhet në Los Angeles.