Chelsea zbulon dëshirën kryesore për merkaton e verës

Skuadra e Chelsea tashmë ka zbuluar edhe prioritetet e saj për merkaton e verës.

Përhapja e pandemisë Covid19 ka bërë që të gjitha aktivitetet sportive të pezullohen dhe bota e futbollit (jo vetëm) të ç’rregullohet.

Koronavirusi mund të ketë ndikim edhe në zhvillimin e merkatos së verës. Por, nëse një gjë e tillë nuk ndodh dhe çdo gjë shkon sipas planit, Chelsea ka gati skemat. Prioriteti tashmë dihet.

‘Sky Sports’ raporton se mesfushori i West Ham, Declan Rice, është lojtari që prinë në listën e dëshirave të Chelsea.

‘Blutë’ e Londrës thuhet të jenë të vendosur për një lëvizje të tillë dhe do të bëjnë maksimumin për të finalizuar marrëveshjen.

Rice ka edhe katër vite kontratë me skuadrën e West Ham, por, këtë kontratë mund ta shkëputë këtë kontratë mes palëve.

Mbetet të shihet se sa para do të ofrojë Chelsea për kartonin e reprezentuesit të Anglisë.