Chelsea synon t’u kthehet fitoreve kundër Bournemouthit, formacionet zyrtare

Chelsea i Frank Lampardit do të tentojë të kthehet nga disfata 3:1 kundër Evertonit në xhiron e fundit të Premierligës me fitore kundër Bournemouthit sot, në mënyrë që ta përforcojë vendin në top katërshe të Anglisë.

Chelsea do të presë sot në orën 16:00 skuadrën e Bournemouthit në stadiumin Stamford Bridge, në kuadër të xhiros së 17-të të sezonit 2019/20 të Premierligës.

Aktualisht, Chelsea radhitet në pozitën e katër në tabelën e Premierligës me 29 pikë të fituara nga 16 ndeshjet e para, ndërsa Bournemouth është në pozitën e 15-të me 16 pikë të fituara deri më tani.

Përveç kësaj, djemtë e Frank Lampardit konsiderohen favoritë për ta fituar këtë ndeshje pasi që Bournemouthi ka pësuar disfatë në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave: