Chelsea në telashe – Kante dhe Pulisic përballen me lëndime

N’Golo Kante dhe Christian Pulisic janë dy lojtarët që po shkaktojnë kokëçarje për Frank Lampard.

Kante prite të mungojë deri në tri javë si pasojë e një lëndimi të pësuar, kurse për Pulisic nuk ka akoma ndonjë datë të përafërt se kur mund të kthehet.

Këto detaje i ka bërë të ditura Frank Lampard, në konferencën për shtyp para ndeshjes së vikendit në Premierligë.

“N’Golo nuk është i gatshëm, ka problem muskulor. Ngjashëm me atë të Arsenal. Shpresojmë të jetë tri javë mungesë” ka thënë Lampard.

“Pulisic nuk është i gatshëm. Nuk ka ndonjë datë. Lëndim i vështirë” ka shtuar trajneri.

Kante lëndohej në ndeshjen kundër Manchester United, ku luajti vetëm për 12 minuta, para se të nisej drejt dhomave të zhveshjes.