Chelsea, Liverpool, Man Utd – si duken gjigantët anglezë me Sanchon në formacion?

Jadon Sancho mbetet ndër lojtarët më të përfolur për një largim të mundshëm të tij nga skuadra aktuale, në afatin kalimtar të verës.

Para pak ditësh ‘Sky Sports News’ raportoi se sezoni i tanishëm do të jetë i fundit për  Sanchon në Borussia Dortmund, me anglezin që është gjithnjë e më afër rikthimit në Premierligë.

Manchester United, Liverpool dhe Chelsea janë skuadrat që interesohen për 18-vjeçarin, çka bën që të pritet një verë e nxehtë lidhur me këtë situatë.

 Medie të ndryshme britanike si ‘Dailymail’ dhe ‘Mirror’ kanë spekuluar shumë për të ardhmen e lojtarit nga Bundesliga, si pasojë e kësaj kanë krijuar shumë fantazi tek ekipet angleze për formacionin që do të krijonin skuadrat e tyre me yllin e Dortmundit në skuadër, transmeton lajmi.net.

Me kalimin të talentit anglez te ‘’Djajtë e Kuq’’, skema e ekipit anglez do të ishte 4-3-3, me Sanchon që do të luante si sulmues i djathtë përkrah Marcus Rashford dhe Anthony Martial, të cilët do të ishin përbërësit tjerë të treshes sulmuese.

Në Liverpool, sulmuesi i kombëtarës angleze do të gjente konkurrencë të madhe, ashtuqë për inkuadrimin e tij në formacionin bazë, ‘’Të kuqtë’’ do duhej ta sakrifikonin skemën e tyre 4-3-3 për ta kthyer në 4-2-3-1, me futbollistin në rolin e anësorit të djathtë, në skemat e Jurgen Kloppit.

Chelsea me arritjen e marrëveshjes me Hakim Ziyech do të tregonte një fytyrë tërësisht të re në fazën ofensive. Formacioni i zakonshëm i bluve 4-2-3-1 do të largonte Mason Mount dhe Willian nga formacioni bazë për t’i lënë vend dyshës, me Ziyech në rolin e fantazistit dhe  Sancho si anësor i djathtë.

Sancho, gjatë këtij sezoni me ‘Verdhezinjt’, ka regjistruar 19 paraqitje në Bundesligë duke shënuar 11 gola dhe 13 asistime, me çka bëhet lojtari i dytë në Evropë se bashku me Lionel Messin që kanë arritur shifra dyshifrore të golave dhe asistimeve.