Chelsea – Liverpool, Lampard starton me të zakonshmit, Klopp e lë sërish Shaqirin në stol

Janë publikuar formacionet zyrtare për derbin mes Chelsea dhe Liverpool.

Chelsea dhe Liverpool do të përballen në Stamford Bridge” nga ora 17:30, sfidë e vlefshme për xhiron e gjashtë në Premierligë, raporton Gazeta Express.

Chelsea e Liverpooli janë përballur tashmë këtë edicion, në finale të Superkupës së Evropës.

“Redsat” fituan pas ekzekutimit të penalltive, koha e rregullt u mbyll 2-2.

Në ndeshjen e sotme, nuk ka vend për Xherdan Shaqirin, pasi Klopp starton me Firmino, Salah e Mane.

Në anën tjetër, Frank Lampard ka hedhur në fushë formacionin e zakonshëm, duke lënë sërish në stol treshen; Pedro, Giroud, Pulisic

View image on Twitter