Chelsea jep të rejat rreth yllit të skuadrës që është prekur nga Covid19

Skuadra e Chelsea ka njoftuar për më të rejat lidhur me Callum Hudson Odoi.

Hudson Odoi është anëtari i Chelsea, i cili ka rezultaur pozitiv në testet e koronavirusit.

Faqja zyrtare e Chelsea shkruan se i riu anglez tashmë është në situatë më të mirë dhe po ia del mirë në luftën me virusin.

“Ne jemi të lumtur t’iu njoftojmë se Callum Hudson Odoi është duke u ndjerë më mirë, pasi ka kaluar në periudhëne vet-izolimit” thuhet në komunikatën e Chelsea.

“Përveç kësaj, lojtari po stërvitet fort në shtëpinë e tij, duke mbajtur formën, siç po bën pjesa tjetër e skuadrës së Chelsea” thuhet në mes tjerash.

‘Blutë’ e Londrës nuk kanë ndonjë lojtar tjetër që ka rezultaur pozitiv me këtë virus.