Chelsea dhe Juventus në garë për mbrojtësin e Atleticos

Sipas raporteve nga të përditshmet angleze, Chelsea dhe Juventus janë të interesuar të nënshkruajnë me mbrojtësin e Atletico Madrid, Stefan Savic.

27 vjeçari malazez, më heret ishte pjesë edhe e Man. City, por dështoi të lë gjurmë te skuadra angleze, duke bërë vetëm 11 paraqitje për ekipin nga Mançesteri.

Para se të transferohej te Atletico Madrid, Savic ishte pjesë e klubit Italian, Fiorentina.