Carrick njofton pensionimin nga futbolli, kjo është arsyeja

Mesfushori anglez do të largohet nga futbolli në përfundim të stinorit.

Michael Carrick do t’i japë lamtumirë futbollit të luajtur në fund të sezonit.

Veterani i mesfushës së Manchester United është tashmë 36-vjeçar, por për të është edhe një problem që ka me zemrën, i cili e detyron të largohet nga futbolli, transmeton KosovaPress.

“Nëse trupi të thotë se është momenti për të hequr dorë nga futbolli, duhet ta pranosh. Problemi në zemër nisi në ndeshjen kundër Burtonit dhe u përsërit gjatë stërvitjes. Shpeshherë e kam pyetur veten nëse ia vlen të luaj më futboll, por e kam kaluar këtë gjendje”, ka thënë Carrick.

I lindur në vitin 1981, Carrick është pjesë e Manchester United që nga viti 2006, ku u transferua nga Tottenhami për 18 milionë funte.

Ka arritur të fitojë gjithçka me “Djajtë e Kuq”, nga Liga e Kampionëve, Liga e Evropës, duke kaluar te 5 titujt e Premier Ligës. Pavarësisht problemeve, 36-vjeçari do të vijojë të luajë deri në fund të sezonit.

“Thjesht kam nevojë të ruaj formën. Dëshiroj të kujtohem si një njeri që i bëri gjërat mirë, pa asnjë keqardhje”, ka përfunduar ai.