Çani, blerja më e keqe në 10 vjet?

Vlerësime negative për sulmuesin shqiptar Edgar Çani. 

Portali britanik Hereisthecity.com ka shkruar një artikull të gjatë, ku analizon 88 huazimet e kryera nga Leeds United qysh kur ekipi ra nga Premier League në vitin 2004. Disa prej tyre kanë qenë të suksesshëm, të tjerë  jo, dhe këtu përfshihet edhe Edgari.

“A është Edgar Cani huazimi më i keq i në dhjetë vitet e fundit?”.

Ky është titulli i artikullit, që thekson në hyrje të tij se, sulmuesi shqiptar do të rikthehet te klubi mëmë, Catania pas 49 minutave lojë dhe asnjë goli të shënuar për Leeds United, duke e bërë atë huazimin më të keq të Leeds-it në vitet e fundit, përcjellë sportal.

Autori Jon Howe i ka bërë edhe një portret Çanit.

“Edgar Çani nënshkroi në janar duke ardhur nga skuadra italiane Catania, edhe pse trajner Neil Redfearn kërloi një lojtar me eksperiencë në Championship duke e parë si një rikthim logjik në ‘Ellad Road’ të Luciano Beccio. Cani, në moshën 25 vjeç, e ka Leeds-in klubin e 11-të në karrierën e tij, dhe në katër zëvendësime nuk la përshtypje. Duke parë edhe dëmtimin e tij misterioz përpara ndeshjes me Charlton-in javën e kaluar, Çani nuk do të thirret për dy ndeshje e fundit, dhe parashikohet se tifozët e Leeds-it e kanë parë për herë të fundit atë”.