Can, pasues i Khediras

Juventusi e sheh mesfushorin e Liverpoolit, Emre Canin pasues për Sami Khedira.

Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër” e mendon Canin zëvendësues te Khediras, i cili në fund të këtij sezoni pritet te largohet nga Torino, raporton KosovaPress.

Juve prej kohësh është duke provuar që ta bind gjermanin që të vesh fanellën e tyre, dhe duket se verën që vjen Can do të bëhet pjesë e gjigantit italian.

Raportohet se kreu i Juvës, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici janë duke punuar shumë për ta transferuar mesfushorin e “The Reds”.

Juve është në kontakte te vazhdueshme me agjentin e lojtarit, dhe mësohet se negociatat po shkojnë mirë, kështu që lojtari në fund të sezonit pritet të firmos për Juventusin. /KosovaPress/