Bushi “kërcënon” Kosovën U21: Jemi me të mirë se Kosova

Trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë U-21, Alban Bushi dhe mesfushori Armando Dobra kanë dalë ditën e sotme në një konferencë zyrtare për mediat, ku kanë folur për dy ndeshjet kundër Kosovës dhe Anglisë.

Trajneri Bushi u shpreh se ekipi është i fokusuar te ndeshja e parë kundër Kosovës dhe duan ta fitojnë për të vijuar me fitoret.

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje në transfertë, ku ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Prishtinë, kundër Kosovës më 13 nëntor dhe më pas do të udhëtojë drejt Anglisë, në sfidën e luajtur në datën 17 nëntor.

Bushi beson se Shqipërua U21 ka ekip më të mirë sesa Kosova për ta fituar ndeshjen.

“Ndeshja e Kosovës është si çdo ndeshje tjetër, nuk duam ta humbim në asnjë mënyrë pasi vijmë nga një vazhdimësi shumë të mirë. Do të bëjmë maksimumin për ta fituar ndeshjen. Kemi lojtarë më të mirë sesa Kosova dhe me luftarak sesa Kosova dhe duam ta fitojmë këtë ndeshje. ”, ka thënë ndër të tjera Bushi.