Bunjaki drejt Bajernit

Enis Bunjaki raportohet se ka tërheq vëmendjen e gjigantit gjerman Bayern Munich.

Enisi, një djalosh 17-vjeçar i cili aktivizohet për ekipin e të rinjve të Frankfurtit, mund të jetë pasardhësi i Xherdan Shaqirit te skuadra Bavareze.

Janë vetë drejtuesit e klubit bavarez që kanë kontaktuar familjen Bunjaki, dhe të cilët i kanë ftuar në takim. Lajmin e konfirmon babai i lojtarit, Ibush Bunjaki.

“Bayerni më ka ftuar në takim, i cili do të zhvillohet javën e ardhshme në Munich. Kontaktet vijnë pas ndeshjeve të mira të zhvilluara me Gjermaninë U-18. Unë do të jem bashkë me menaxherin e Enisit”, ka deklaruar Bunjaku për GazetaOlle.com

Enisi po ashtu aktivizohet për përfaqësuesen U18 të Gjermanisë dhe bëri bujë në mediat gjermane me golin e shënuar në fitoren 2-1 ndaj Francës, një muaj më parë.

Së fundmi ai shkëlqeu edhe në një tjetër ndeshje, duke realizuar njërin nga dy golat e fitores ndaj Uellsit, në ndeshjen miqësore para Kampionatit Evropian U-19. Enisi barti numrin 10 në fanellë.