Boksieri i njohur pëson aksident të rëndë, transportohet në spital

Errol Spence Jr është në një gjendje të rëndë në spital pasi është përfshirë në një përplasje të tmerrshme të makinave.

Kampioni botëror i peshave të mesme, i vlerësuar si një nga boksierët më të mirë në botë, raportohet se është lënduar rëndë gjatë aksidentit në Dallas gjatë natës.

29-vjeçari thuhet se është hedhur nga makina gjatë incidentit përgjatë lumit Boulivard, përcjell lajmi.net.

Fotografitë që shfaqen në Amerikë tregojnë një rrëmujë të madhe të një automjeti me Policinë e Dallas në vendin e ngjarjes.

Ferrari i bardhë mendohet të ketë qenë makina e vetme e përfshirë në aksident, e cila ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit.

Policia njoftoi që shoferi u dërgua në spital në një gjendje të rëndë, megjithëse autoritetet thonë se ai pritet të mbijetojë.

Spence Jr ka fituar 26 ndeshje në karrierën e tij – prej tyre 21 me nokaut.