Boateng i hapur për rikthimin te Gjermania: Në futboll nuk i dihet kurrë

Mbrojtësi i Bayern, Jerome Boateng, ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij në futboll.

Boateng nuk është grumbulluar së fundmi me skuadrën kombëtare të Gjermanisë, duke mos qenë në preferencat e selektorit Joachim Low.

Së fundmi, lojtari ka folur rreth të ardhmes së tij dhe një rikthimi të mundshëm në kombëtare, duke lënë gjithçka të hapur, me arsyetimin se futbollit nuk i dihet kurrë.

“Mendoj se trajneri i kombëtares ka shprehur shumë qartë se ai dëshiron të shkojë në Kampionatin Evropian me lojtarët e rinj. Duhet ta respektojmë këtë” ka thënë Boateng për ‘SID’, transmeton lajmi.net.

“Por, në futboll nuk i dihet kurrë: Nëse ka ndonjë shans në një pikë, nuk jam kundër” ka shtuar anëtari i Bayern.

Boateng ka startuar 13 herë në Bundesliga me Bayern këtë edicion, nën urdhrat e trajnerit Hansi Flick.