Blerand Stavileci shkruan për finalen e Kupës dhe lavdëron Rahovecin

Presidenti i klubit Z Mobile Prishtina, Blerand Stavileci ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook në lidhje me finalen e Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Z Mobile Prishtina dhe KB Rahoveci.

Presidenti Stavileci ka shkruar për mundësin që Z Mobile Prishtina ta fitoj kupën e 15-të në histori të saj dhe kështu do të përbënte një rekord absolut në historinë e basketbollit Kosovar.

Në fund Stavileci ka shkruar edhe disa fjalë për Rahovecin të cilin e cilësoi si një vend tejet i dashur duke u shprehur se përveç rrushit cilësor, Rahoveci ka arritur të kultivojë edhe basketboll cilësor.

Na pret një atmosferë madhështore dhe vëllazërore nga Plisat dhe Vreshtarët, u shpreh ndër të tjera Presidenti i Prishtinës Blerand Stavileci.

Ja dhe postimi i tij i plotë ne Facebook:

Sot prej orës 17 në Rahovec për Kupën e Kosovës, për të 15-tën kupë, që po kështu përbën një rekord absolut.
Në një qytet për të cilin bëmë shumë gjatë kohës sa isha ministër i bujqësisë dhe zhvillimit rural për t’ia kthyer shpresën e zhvillimit ashtu siç ndodhi me sektorin gjatë atyre viteve të arta të rimëkëmbjes së tij. Ndërkaq, sot, Rahoveci përveç rrushit cilësor kultivon edhe basketboll cilësor.
Ndeshemi me një skuadër e cila meriton çdo respekt dhe lavdatë për punën e bërë, që nga kryetari e deri te trajneri dhe lojtarët.
Nuk besoj që deri më sot ka pasur ndeshje më të bukur në finalen e një kupe në palestrën më të re dhe më të bukur deri më tani të kryer nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Na pret një atmosferë madhështore dhe vëllazërore nga Plisat dhe Vreshtarët.
Se sa madhështore do të jetë tregon fakti që të gjitha biletat janë shitur për 20 minuta.
Prishtina e Rahoveci sot festojnë, ndërkaq adhuruesit e basketbollit gjithandej Kosovës presin këtë finale nën ethet e ndeshjes të së mërkures kundër Vareses.