Besa nuk gabon, mposht Ferizajn

Besa e Pejës nuk ka gabuar në kuadër të ndeshjes së fundit të javës së 25-të, duke e mposhtur Ferizajn me rezultat të pastër 3:0, në ndeshjen që është luajtur të enjten (sot) në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Golat e fitores për skuadrën pejane i kanë shënuar, Qëndrim Dautaj në minutën e 40-të si dhe dy gola të tjerë i shënoi Fetim Kasapi në mitutat 44’ dhe 58’, shkruan Gazeta Tribuna.

Pas kësaj fitoreje, Besa e Pejës që po drejtohet me sukses nga trajneri, Arbnor Morina, zë pozitën e dytë me 47 pikë, katër më pak se Feronikeli që është në vendin e parë./Gazeta Tribuna/