Berisha, heroi i Melbourne

Besart Berisha është shndërruar në një hero në Melbourne, kryeqytetin 4.5 milionësh të shtetit të Victoria-s, njëherësh edhe qyteti i dytë ë i madh në Australi.

Berisha është tepër popullor, madje është shndërruar në një imazh digital të skuadrës (siç tregohet edhe në foto) për “Final Series 2015”, me posterin elektronik i vendosur në rrugët më popullore dhe më të frekuentuara të Melbourne.

 

Sulmuesi 29-vjeçar shqiptar me 12 golat e tij është realizuesi më i mirë në ekip. Ai konsiderohet nga mediet sportive australiane si “goal- machine”.

Ai e ndihmoi Melbourne Victory ta mbyllë sezonin e rregullt në vendin e parë në kampionatin australian, ku në “final series” mund të përballet me Sidney apo Perth Glory, të cilët ndajnë vendet 2-3 me pikë të barabarta kur ka mbetur edhe një ndeshje nga përfundimi i sezonit.

Besarti, i cili po luan sezonin e tij të parë me Melbourn Victory, është shpallur dy herë kampion i Australisë me Brisbane Roar (2012, 2014) si dhe ka fituar “Këpucën e Artë 2012”, transmeton sportal.

 

Tani Berisha synon t’i japë Melbourne Victory titullin e tretë kampion pas gjashtë vjetësh, pas atyre të arritur në sezonet 2006–07 dhe 2008–09.

Besarti është një nga pesë lojtarët joaustralianë në ekip së bashku edhe me maqedonasin Georgievski, francezi Delpierre, brazilianin Guilherme dhe tunizianin Ben Khalfallah.

B1 B2 B3 B4 B5 B6 B7 B8