Berisha falënderon bashkëlojtarët dhe Plisat

Basketbollisti i Sigal Prishtinës Dardan Berisha, ka arritur të fitoj çmimin MVP, si lojtari më i mirë në Ligën Ballkanike.

Pas këtij çmimi Berisha, ka falenderuar bashkëlojtarët e tij dhe ka paralajmruar se të mërkurën do të kthehen me titullin e kampionit.

“Faleminderit shokëve të ekipit për ndihmën e tyre në rrugëtimin tim drejt shpalljes së MVP-së së Ligës Ballkanike 2014/2015. Unë e vlerësoj shumë këtë çmim, por më shumë se ky çmim e dua dhe vlerësoj kupën e Ligës Ballkanike.

Besoj qe të mërkuren do te kthehem me titullin e Kampionit. Për sonte i falenderoj Plisat për përkrahjen masive”, shkroi Berisha në ‘Facebook’.