Befason Gundogan: Disa lojtarë më xhelozojnë

Ilkay Gundogan ka deklaruar se shumë futbollistë ndihen xheloz për të pasiqë ka pasur fatin të trajnohet prej dy nga trajnerët më të mirë në botë.

Anëtari i Kombëtares së Gjermanisë ka punuar me trajnerin Jurgen Klopp gjatë kohës sa ishte lojtari i Borussia Dortmundit, dhe me Pep Guardiola tani sa po luan me Manchester Cityn.

Fakti se ka arritur të përvetësojë diçka nga të dy trajnerët e bën lojtarin të ndihet më i veçantë dhe të tjerët lojtarë pa këtë mundësi e xhelozojnë atë.

‘’Mendoj se shumë lojtarë ndihen xhelozë që nuk e kanë pasur këtë mundësi’’, u shpreh Gundogan, transmeton lajmi.net.

‘’Ata janë dy nga trajnerët më të mirë në botë. Është privilegj që kam punuar me ta’’, përfundoi ish-mesfushori i Dortmundit.

Lojtari u transferua në ‘Etihad Stadium’ në verën e 2016-ës, për shifrën e 21 milionë funteve, duke qenë ndër figurat kryesore për ‘’Citizens’’ prej kohës që iu bashkua këtyre të fundit.

Gjatë këtij sezoni Gundogan ka regjistruar 22 ndeshje në Premierligë, ku ka realizuar një gol dhe dy asistime.