BBC apo MSN? Tredhëmbëshi më i mirë në histori është një tjetër

Rikthehet Champions League dhe duke përfituar nga rasti “France Football” ka publikuar një klasifikim me 10 tredhëmbëshat më të mirë të historisë së Kupës së Europës.

Vitet e fundit jemi mësuar me BBC (Benzema-Bale-Cristiano) dhe MSN (Messi-Suarez-Neymar), por asnjëra prej tyre nuk është në vendin e parë. Një tjetër tredhëmbësh i Realit është në fakt në vend të parë.

Bëhet fjalë për Di Stefano-Puskas-Gento, të cilët së bashku kanë dominuar vitet ’50. Në finalen e vitit 1960 mes Realit dhe Eintracht, ajo që konsiderohet si finalja më e mirë e Kupës së Europës, madrilenët fituan 7-3, me Puskas që shënoi 4 gola dhe Di Stefano 3.