Bayerni me shumë mungesa ndaj Barcës

Bayern Munchen dhe Barcelona, janë çiftuar në shortin e Ligës së Kampionëve, për dy ndeshje gjysmëfinale, nga ku do të përcaktohet edhe njëri finalistë, që më 6 qershor do të luaj përballë fituesit të takimit tjetër, Juventus – Real Madrid.

Gjysmëfinalja Bayern – Barcelonë e zë në një periudhë aspak të lakmueshme trajnerin Pep Guardiola, ku ka mungesa të mëdha të lojtarëve standardë, ku nuk dihet nëse do të rikthehet ndonjëri prej tyre.
Ribery, Robben, Martinez, Schweinsteinger, Alaba, Badstuber dhe Benatia, janë mungesat e mëdha të Pep Guardiolas.