Bayerni i pamëshirshëm ndaj Portos (VIDEO)

Bayern Munich ka përmbysur gjithçka në ndeshjen e dytë përballë Portos, duke e mundur atë me rezultatin e thellë 6:1.

Pjesa e parë e lojës ka qenë një spektakël i vërtetë dhe thuajse një dominim total i gjermanëve.

Për Bayernin shënuan Thiago Alciantara (14’), Jerome Boateng (22’), Levandosvski (27’ +40’), Thomas Mueller (36’) dhe Xabi Alonso (88’).

Goli i nderit në këtë ndeshje për Porton u shënua nga Martinez.

Bayerni u kualifikua më tej, me rezultatin e përgjithshëm 7-4.