Bayern nis bisedimet me Coman – synohet rinovimi i kontratës

Bayern Munich ka nisur negociatat me yllin e skuadrës, Kingsley Coman.

Me merkaton e verës që po afron, Bayern ka parë të nevojshme të nis punët për ‘blindimin’ e yjeve të skuadrës.

Ndër emrat e parë me të cilët po bisedohet është Kingsley Coman.

Gjiganti bavarez është në bisedime me francezin për rinovimin e kontratës.

Përkundër insistimit për të nënshkruar edhe me Leroy Sane të Man City, bavarezët e shohin të rëndësishëm anësorin francez.

Coman këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe pesë asistime në të gjitha kompeticionet.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023.