Basketboll, Federata e Kosovës takim me Maqedoninë

Federata e Basketbollit te Kosoves, permes nje postimi ne faqen zyrtare, ka lajmeruar takim me Federaten e Basketbollit te Maqedonise te marten me 22 mars. Ne Maqedoni, Kryetari i Federates, Erolld Belegu, se bashku me sekretarin e pergjithshem, Leart Hoxhen dhe anetarin e bordit, Arben Fetahun do te priten nga kryetari i federates maqedone ,Petar Naumoski.

Sekretari Leart Hoxha ka bere te ditur qe ky takim pritet te zhvillohet me qellim te bashkepunimit te dy federative ne nivel perfaqesuesesh.Gjithashtu do te diskutohet edhe mundesia per zhvillim te ndeshjeve miqesore ne shumicen e grupmoshave.

Maqedonia eshte nje shtet me basketboll mjaft te zhvilluar,per kete me se miri flet vendi  i katert, qe kjo kombetare e zuri ne Eurobasket 2011. Ky bashkepunim mes te dyja federatave vjen  para ndeshjeve eliminatore per Eurobasket 2017, qe te dyja perfaqesueset do t’i zhvillojne ne gusht te ketij viti.