Barcelona – Real Madrid, arsye shtesë për një super El Clasico

El Clasico po afron gjithnjë e më shumë.

Barcelona dhe Real Madrid ballafaqohen në Camp Nou të mërkurën e javës së ardhshme në një ndeshje që si gjithmonë premton spektakël.

Por, e përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se skuadrat aktualisht janë në formë më të mirë se në datën fillestare të takimit, që ishte shtyrë për shkak të trazirave në qytetin e Barcelonës.

Barcelona por edhe Real Madrid kanë fituar bindshëm ndeshjet e fundit.

Kurse, një shkëlqim të fuqishëm në javët e fundit e ka dhënë Leo Messi te Barcelona.

Marrë parasysh formën e mirë të skuadrave pritet një super El Clasico.