Barcelona mposhtë Parisin në Parc des Prince (VIDEO)

Barcelona ka arritur të mposhtë PSG-në me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të çerekfinales së UEFA Champions League, të zhvilluar në Parc des Princes.

Në fillim të takimit, PSG u tregua më e shkathët duke dominuar në sulm ndërsa pak më vonë Barcelona mori lojën nën kontroll. Vlen të përmendet shtylla e Messit në minutën e e 15-të të ndeshjes.

Në minutën e 18-të, Neymar shënoi për 1-0 pas një pasimi të Messit.

Në vazhdim, Cavani kishte një mundësi pas një kundërsulmi por që e shfrytëzoi keq.

Në pjesën e dytë, ishte Luis Suarez që fillimisht kaloi tërë mbrojten e Parisit para se të mposhte portierin Sirigu me një goditje të lehtë në minutën e 67.

Në minutën e 79-të ishte përsëri Suarez, por kësaj radhe me një goditje të bukur realizoi për 3 me 0.

Pak para fundit, PSG arriti të ngushtojë diferencën falë autogolit të mbrojtësi Mathieu i cili devijoi drejt portës goditjen e mbrojtësit holandez Gregory van der Wiel,në minutën e 82-të.