Barcelona gjen ‘Puyolin e ri’

Barcelona kanë bërë synim të tyre qendër mbrojtësin e CMD San Juan, Carlos Gavino, i cili cilësohet si, ‘Carles Puyoli i ri’.

Sipas burimeve të Goal.com, Gavino është njëri ndër mbrojtësit më të mirë të rinj në Spanjë dhe tani është bërë caku kryesor i katalunasve.

17 vjeçari, shquhet për prezencën e tij fizike, ndërsa guximi dhe udhëheqja e tij i kanë fituar pseudonimin e tij ‘Puyol’ nga bashkëlojtarët e tij.