Barcelona – Espanyol, formacionet (Foto)

Barcelona dhe Espanyol do të përballen nga ora 20:45, në Santiago Bernabeu, në kuadër të xhiros së tretë të La Ligës

E përditshmja sportive katalane, Mundo Deportivo, ka publikuar formacionet e mundshme të të dy skuadrave, përcjell Express.

Në mesin e 18 të ftuarve për këtë ndeshje është edhe Ousmane Dembele, i cili u transferua nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro.

Në këtë takim Barcelonës do t’i mungojnë Sergi Roberto, Rafinha e Arda Turan për shkak të lëndimit, derisa për arsyeje teknike mungojnë Aleix Vidal, Denis Suárez dhe Vermaelen.