Barcelona – Chelsea dhe Besiktas – Bayern, formacionet e mundshme

Sonte do të kompletohen çerekfinalistët e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Kanë mbetur edhe dy skuadra që të përcaktojnë tetë më të mirat në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.

Në Camp Nou, Barcelona e pret Chelsean ku rezultati 1:1 nga ndeshja e parë, lë gjithçka të hapur për të dyja skuadrat.

Ernesto Valverde ka në dispozicion lojtarët më të mirë dhe pritet të luajë me formacionin e zakonshëm 4-4-2, në sulm me Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Në anën tjetër Antonio Conte, duket se preferon më shumë Olivier Giroud sesa Alvaro Moratan për fazën e sulmit. Në krah të francezit për këtë takim pritet të luajnë Eden Hazard dhe Willian.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes luhet në Stamboll me fillim nga ora 18:00, ku Besiktasi e pret Bayern Munichun.

Bavarezët janë me një këmbë në çerekfinale pas fitores 5:0 në ndeshjen e parë.

Formacionet e mundshme:

Barcelona – Chelsea

Barcelona: Marc Andre Ter Stegen; Sergi Roberto, Gerard Pique, Samuel Umtiti, Jordi Alba; Paulinho, Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Andres Iniesta; Luis Suarez, Lionel Messi

Chelsea: Thibaut Courtois; Cesar Azpilicueta, Andreas Christensen, Antonio Rudiger; Victor Moses, Cesc Fabregas, N’golo Kante, Marcos Alonso; Willian, Olivier Giroud, Eden Hazard

Besiktas – Bayern

Besiktas: Fabri; Gonul, Tosic, Medel, Adriano; Hutchinson, Oguzhan, Quaresma, Talisca, Babel; Vagner Love

Bayern: Ulreich; Rafinha, Martinez, Sule, Bernat; Thiago, Rudy, Alcantara; Robben, Wagner, Ribery