Barazon Valencia e Shkodran Mustafit

Skuadra e Valencias nuk ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos, duke luajtur baras 1:1.

Embarda (19’) realizoi për Rayon, teksa Parejo (66’) barazoi shifrat për Valencian e Shkodran Mustafit. Ky i fundit luajti titullar gjerë në minutën e 70-të, kur u zëvendësua nga Alacer.

Valencia tani ka 69 pikë në pozitën e katërt në renditje, aq sa ka edhe Sevilla një pozitë më poshtë.