Balotelli e dërgon Piatekun në Milan?

Milan po vazhdon negociatat me sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek, derisa kjo skuadër është lidhur me transferin e Mario Balotellit si zëvendësim të tij
Gonzalo Higuain është duke e shtyrë përpara një kalim te Chelsea, nëpërmes klubit të tij që e ka në pronësi Juventusain, kurse drejtori Leonardo ka mbetur në Itali duke mbajtur takime dhe nuk dihet a do ta përcjell ndeshjen e nesërme në Jeddah të SuperKupës.

Raportohet që Leonardo do të vazhdojë bisedimet me Genoan edhe të mërkurën, me një ofertë që do të jetë gjashtë muaj dhe opsion për ta blerë atë për 40 milionë euro në fund të sezonit.

Genoa në kthesë janë duke kërkuar një zevëndësim dhe sipas asaj që shkruan ItaSportPress, Balotelli është zgjidhja e tyre.

Ai tashmë njihet me trajnerin Cesare Prandelli me të cilin kishte punuar në Itali dhe marrëdhëniet e tij me Nice janë të ngrira për shkak të disa debateve me Patrick Vieira, transmeton GazetaExpress.

Balo ishte afër për të kaluar në Marseille, por L’Equope shkruan që ata janë duke vuajtur për të justifikuar pagën pesë milionë në vit për të.

Ky mund të jetë edhe një problem serioz për Genoan, por ata besojnë se nëse ai luan në Serie A ku do të mund të luajë në Itali.