Babai i Neymar godet Realin: Ai qëndron në Paris

Neymar pritet të luajë me PSG edhe sezonin tjetër.

Në njërën anë rikuperimi nga lëndimi dhe në anën tjetër, pasiguritë rreth së ardhmes. Diskutimet rreth Neymar janë kthyer në temë të nxehtë në Francë. Eliminimi i Paris Saint-Germain nga Ligae Kampionëve, nxiti zërat e një rikthimi të mundshëm të sulmuesit në Spanjë.

Ndoshta prej sezonit të ardhshëm, për t’iu bashkuar projektit të Real Madrid. Në situatën e krijuar, për të sqaruar pozitat e yllit brazilian foli babai i lojtarit, transmeton KosovaPress.

“E tashmja dhe e ardhmja e Neymar është te Paris Saint Germain”, tha ai.

Një deklaratë e mbështetur edhe nga presidenti i klubit francez, Al Khelaifi, që pasi e takoi sulmuesin në Rio de Janeiro deklaroi: “Neymar është i lumtur, mjaft i motivuar dhe entuziast që të kthehet sa më shpejt në formën e tij më të mirë”.

Fjalë që shërbejnë për të hedhur poshtë spekulimet rreth së ardhmes së 26-vjeçarit, që po vazhdon në Brazil fazën e rehabilitimit pas dëmtimit në këmbën e djathtë, që do ta mbajë jashtë fushave të paktën për tre muaj.