Arsenali regjistron ecurinë më të keqe që nga viti 1977

Arsenali është tani në formën më të keqe në 42 vjetët e fundit, pasi disfatës me rezultat 2:1 në shtëpi kundër Brightonit të martën, e cila ia vazhdoi Topçinjve ecurinë e ndeshjeve pa fitore në nëntë.

Adam Webster ia dha Brightonit epërsinë në pjesën e parë në Emirates dhe, përkundër që Alexandre Lacazette arriti ta barazojë rezultatin në pjesën e dytë, një gol i shënuar me kokë nga Neal Maupay afër fundit të ndeshjes ia dha mysafirëve tri pikët e ndeshjes.

Lacazette i ka shënuar të pestat gola të tij në këtë sezon të Premierligës në stadiumin Emirates. I vetmi lojtar që ka shënuar më shumë gola këtë sezon në shtëpinë e vet është Mohamed Salahu i Liverpoolit, me gjashtë gola në Anfield.

Megjithatë, goli i francezit, në paraqitjen e tij të 100-të për Arsenalit, nuk ishte e mjaftueshme për t’iu shmangur disfatës për Arsenalin e Freddie Ljunberg, i cili e drejtoi skuadrën e Arsenalit për herë të parë si trajner i përkohshëm, pas shkarkimit të Unai Emeryt.

Kjo bën që klubi londinez të mos ketë fituar ndeshje që nga ajo e 24 tetorit kundër Vitoria Guimaraes në kuadër të Ligës së Evropës, që përfundoi me rezultat 3:2.

Kjo është ecuria e tyre pa fitore më e keqe që nga marsi i vitit 1977, kur Arsenali s’arriti fitore në dhjetë ndeshje radhazi. Ata gjithashtu s’kanë fituar në shtëpi që katër ndeshje të Premierligës, që është ecuria më e keqe që nga viti 1995.