Arsenali në telashe, Bernd Leno pëson lëndim të rëndë

Portieri i Arsenalit, Bernd Leno, ka pësuar një lëndim jo të lehtë në sfidën që ‘Gunners’ po zhvillojnë kundër Brighton.

Leno mbeti i lënduar në minutën e 41’ të pjesës së parë, pas një përplasje me sulmuesin e Brighton, Neal Maupay, shkruan lajmi.net.

Sipas fotografive që vijnë nga agjencitë e ndryshme, shihet se bëhet fjalë për një lëndim serioz.

Vendin e tij  në portë e ka zënë Emiliano Martinez.

Përndryshe, pjesa e parë e ndeshjes Brighton – Arsenal ka përfunduar 0-0.