Arsenali mund ta transferojë Jamesin për 3 milionë funte

Arsenali ka vendosur në top listë transferin e James Rodriguez si një transfer të mundshëm gjatë afatit kalimtar-kurse ai do ti kushtonte atyre vetëm tre milionë funte
27 vjeçari kolumbian nuk po preferohet më nga Bayern Munich ku është në vitin e dytë si i huazuar nga Real Madridit.

Ky huazim i ka kushtuar skuadrës nga Bundesliga 11.5 milionë funte, me një opsion që ata ta blejnë atë për 39.5 milionë funte kur kontrata do të skadon në fund të sezonit.

Rodriguez ishte sjell në skuadër nga ish trajneri i Bayernit, Carlo Ancelotti por pasuesi i tij, Niko Kovac nuk e preferon atë në formacionin bazë. Kjo ka vënë në alarm Arsenalin.

Menaxheri Unai Emery publikisht ka deklaruar se ata janë në gjendje që të transferojnë vetëm lojtarë në formë huazimi këtë muaj.

Bayerni do të lejonte Rodriguezin të shkonte nëse Arsenali paguan tre milionë funte të cilat Reali i kërkon për të për gjashtë muaj huazim.

Arritja e tij mund ta frymëzojë skuadrën e Emery pasi që ata kanë mungesë besimi sidomos pas humbjes 1-0 kundër West Hamit të shtunën. Ai po ashtu do të përshtatej në stilin e lojës së Emery pasi që ka pozitë natyrale si Mesut Ozil.

Ozil nuk ishte as në skuadër kundër West Ham dhe ditët e tij në Arsenal duket se janë të numëruara.

Problemi për Arsenalin është se duhet ta gjejnë një klub që paguan pagën e Ozilit, që është 350 000 funte në javë, por një huazim për gjermanin është i mundshëm pasi që Arsenal do të paguante gjysmën e pagës së tij.